You Are Here: Home » Zvicra » Bie numri i pensionistëve invalidorë -

Bie numri i pensionistëve invalidorë

Bie numri i pensionistëve invalidorë
Kështu thotë një raport nga Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore. Nga ana tjetër, masat për riintegrimin e pensionistëve invalidorë janë treguar më pak të suksesshme sesa është shpresuar.

12.500 pensionistë invalidorë kanë mbetur pa pensionet e tyre që nga 2012-a, pas rishikimit të sistetim IV për riintegrimin e tyre në punë. Bëhet fjalë për persona në pensionim të plotë dhe të pjesshëm.

Gjithashtu raportohet se nuk ka pasur sukses për të gjetur vende pune për të paaftët.

Por, megjithatë, qëllimi është që deri në vitin 2018 rreth 17.000 njerëz të kthehen sërish për të punuar.

Mes viteve 2008 dhe 2013 numri i pensioneve ka shënuar rënie për 12.231.
Zyrat e shkallës “IV” ka miratuar pensionet e reja më pak sesa ishte pritur. Më 2013 janë miratuar rreth 13.100 pensione të reja.

Në janar 2014 në sigurimin invalidor janë regjistruar 229.800 pensionistë, me një tendencë në rënie.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes