You Are Here: Home » Ndryshe » Reagim ndaj intervistës së kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi -

Reagim ndaj intervistës së kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi

Reagim ndaj intervistës së kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi
Pas intervistës së kreut të BFI-së, z. Sulejman Rexhepi, dhënë Zërit të Amerikës, intervistë kjo e cila më pas u përcoll edhe nga disa media të shkruara dhe elektronike, ku në mes tjerash z. Rexhepi në mënyrë tendencioze përmend, akuzon dhe njollos Forumin Rinor Islam, me qëllim të demantimit të kësaj deklarate tendencioze të radhës, si dhe të njoftimit të opinionit publik, Forumi Rinor Islam lëshon këtë:

DEKLARATË PËR OPINION

1. Ia bëjmë me dije kreut të BFI-së, z. Sulejman Rexhepit, se FRI është organizatë legale, pjesë e sektorit civil, e regjistruar pranë organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë, e cila qëllimet, detyrat dhe veprimtarinë e vet e realizon në përputhje me normat e parapara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, aktet tjera ligjore dhe nënligjore të cilat rregullojnë çështjet e kësaj fushe, si dhe konform Statutit të tij, të miratuar nga Kuvendi i FRI-së më datë 22.01.2011 (konform nenit 18, 23, 104, paragrafi 1 I Ligjit për shoqata dhe fondacione / Gazeta zyrtare e R.M. – së, nr. 52/2010).

Andaj, dyshimet të cilat i hedh i njëjti person në lidhje me mosgjetjen e Statutit të FRI-së, janë rezultat i injorancës dhe qëllimeve të tij të errëta, sepse shumë lehtë ka mundur të drejtohet zyrtarisht në adresën tonë dhe të njëjtin ta siguron pa asnjë problem nga ana jonë. Po ashtu, edhe konstatimi i tij se nuk ka forume rinore fetare askund tjetër, përveç ndër shqiptarë e muslimanë, flet për mosnjohjen e tij elementare të realitetit të veprimtarisë joqeveritare rinore në botë. Ndërsa, tentimi i tij për nxitjen e dyshimeve ndaj FRI-së tek organet e sigurimit, flet për njëmendësinë e tij të vjetër moniste, dhe paraqet tendencë për të njollosur imazhin tonë para publikut, gjë të cilën jemi të bindur se asnjeherë nuk do ta arrijë.

2. Në sajë të kësaj që u tha më lartë, njoftojmë opinionin e gjerë se FRI e ka të deponuar Statutin e vet në Regjistrin Qendror të RM-së, ku për çdo vit paraqesim raportet dhe ndryshimet e miratuara nga kuvendi i organizatës, të cilat obligime na i imponon sistemi juridik i shtetit.

3. Duke e pasur parasysh faktin se jemi OJQ e regjistruar konform ligjeve të Republikës së Maqedonisë, FRI jep pergjegjesi para organeve të saj të përcaktuara me statut, si dhe para organeve kompetente shtetërore, konform sistemit legjislativ të shteti, e jo para mulla Sulës apo dikuj tjetër.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes