You Are Here: Home » Familja » Familja kosovare mirëpritet në një komunë të Francës -

Familja kosovare mirëpritet në një komunë të Francës

Familja kosovare mirëpritet në një komunë të Francës
Ata arritën dhjetë ditë më parë në Francë dhe qëndruan në një kamp refugjatësh në Metz, të cilin autoritetet kanë vendosur ta mbyllin.

Integrimi i këtyre refugjatëve përfaqëson një nga objektivat e komunës. “Z. Bytyqi ka ushtruar profesionin e taksistit. Gruaja e tij ka qenë e punësuar në një supermarket. Ata flasin vetëm shqip dhe babai i familjes kupton anglisht. Prioriteti i parë do të jetë për ta dhe fëmijët e tyre të moshës shkollore të mësojnë gjuhën e vendit”, shpjegon kryetari i Komunës. Përveç strehimit të lirë, emigrantët e familjes do të përfitojnë nga kompensimi azilkërkues (ADA) me një vlerë prej 6.80 euro në ditë për të rriturit e parë dhe 3.40 euro për personat e tjerë. Në total 20.40 euro në ditë (pra 632,40 euro në muaj). Komuna bën të ditur se personat që dëshirojnë të sjellin një ndihmë për këtë familje mund të paraqiten në zyrën e bashkisë.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes