You Are Here: Home » Lajme » Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë, ja cilët janë profesionet më të kërkuar. Si mund të aplikojnë shqiptarët -

Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë, ja cilët janë profesionet më të kërkuar. Si mund të aplikojnë shqiptarët

Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë, ja cilët janë profesionet më të kërkuar. Si mund të aplikojnë shqiptarët
Gjermania dhe kompanitë e saj kanë të hapura 46.608 vende pune për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë.

Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line “Make it to Germany”.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit.

Në këtë link, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë: http://www.make-it-in-germany.com/en. Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Sipas tij, personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori:

Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punë-dhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.

PROFESIONET QE KERKOHEN NGA GJERMANIA

Asistent teknik
Inxhinier mekanik
Elektricist
Instalues elektrik
Elektricist për ndërtimin
Hidraulik
Teknik i ngrohjes
Punëtor pa kualifikime për ujë
Shofer
Monitorim i infrastrukturës hekurudhore
Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat
Infermierë në pediatri
Infermierë në kirurgji
Infermierë në klinikë
Anesteziolog
Ndihmës anesteziolog
Kujdestarë për të moshuar
Specialistë në klinika gjeriatrike
Specialistë në onkologji
Specialistë në endoskopi
Specialistë në nefrologji
Specialistë në rehabilitim
Profesionistë të shëndetësisë
Teknikë kompjuterash
Hidraulikë
Muratorë
Mekanikë makinash
Gomistë /Syri.net/

Komentet

  • Mitat

    Kerkim pune

  • arsim shabani

    Kam lejen per kamijon c.edhe profesioni im asht salldim ndesh me ceodysh apo edhe me aparat elektroda

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes