You Are Here: Home » Familja » Tortë “sherbet” kreshmore -

Tortë “sherbet” kreshmore

Tortë “sherbet” kreshmore
Përbërësit:

6 lugë sheqer + 350 g sheqer,
100 g arra të grira,
200 g arra të bluara,
1 lugë pluhur për ëmbëlsira,
1 filxhan vaj,
Miell sipas nevojës,
200 g margarinë,
7 katrorë çokollate

Përgatitja:

1. Në zjarr të dobët karamelizoni 6 lugë sheqer, qiteni një filxhan ujë dhe zieni derisa karamelja të shkrihet.

2. Hiqeni nga zjarri dhe kur të ftohet shtoni arrat e grira, 250 gramë sheqer dhe vajin.


3. Qitni miellin sa të jetë e nevojshme që të përftoni brumë me trashësi mesatare.

4. Shtoni pluhurin e ëmbëlsirave, përzieni mirë dhe brumin ndajeni në dy pjesë.

5. Qiteni miellin në kallëp të lyer dhe piqni dy kore.

Në 100 gramë sheqer shtoni arrat e bluara, margarinën dhe dy katrorë të shkrirë të çokollatës.

Përzieni mirë, lyeni tortën dhe mbulojeni me koren e dytë.

Mbetjen e çokollatës shkrijeni me disa lugë ujë dhe pak margarinë. Me çokollatën e shkrirë lyejini gjithë tortën.

/Telegrafi/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes