You Are Here: Home » Familja » Një plak shikonte fëmijët në breg të detit duke ndërtuar kullën nga rëra. -

Një plak shikonte fëmijët në breg të detit duke ndërtuar kullën nga rëra.

Një plak shikonte fëmijët në breg të detit duke ndërtuar kullën nga rëra.
Një plak shikonte fëmijët në breg të detit duke ndërtuar kullën nga rëra.

Pasi e përfunduan kullën e paramenduar për të cilën harxhuan shumë kohë dhe durim, arriti vala e detit dhe për një moment e rrafshoi kullën e rërës përtoke.

Plaku priti që fëmijët t’ia plasin vajit dhe të tërboheshin. Mirëpo, fëmijët u ulën, u kapën dorë për dore dhe filluan të qeshin, e pastaj filluan ndërtimin e kullës së re.

Plaku buzëqeshi dhe më vete tha: – Më mësuan një leksion të rëndësishëm. Të gjitha gjërat që i bëjmë për një kohë të gjatë dhe me shumë energji, zhduken në rërë. Të përhershme janë vetëm marrëdhëniet tona me njerëzit. Herët a vonë do të vie vala dhe do ta bart atë që kemi ndërtuar me aq mund. Kur kjo të ndodhë, mund të qeshin vetëm ata që kanë me kë të mbahen për dore.

Asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme, të gjitha janë të përkohshme. Çdo gjë që humb është pa vlerë. Prandaj mos u kapni për të përkohshmen duke lënë pas dore të përhershmen.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes