You Are Here: Home » Trojet Shqiptare » IDRIS IBISHI | Një opinion ndryshe për Bozovcën dhe karnevalet… -

IDRIS IBISHI | Një opinion ndryshe për Bozovcën dhe karnevalet…

IDRIS IBISHI | Një opinion ndryshe për Bozovcën dhe karnevalet…
Në shumë segmente ky karneval, më thjeshtë mund të përshkruhet si thirrje për ringjallje të bestytnive, nga të cilat vazhdojnë të vuajnë shoqërite moderne. Pasardhësit e Ilirëve në Bozovcë të Tetovës i takojnë një besimi tjetër, krejtë të kundërt nga ai pagan dhe që i kundërshton ashpër këto besime pagane, të cilat me të drejtë quhen bestytni dhe duhet të flaken një orë e më parë nga po këta pasardhës Ilir të Bozovcës dhe ata që e kanë të njëjtin besim me ta.

Sipas besimit Islam, e kanë të ndaluar ti ringjallin rritet e besimit pagan, të cilat janë të lidhura me besimin dhe bindjet fetare, e që bien ndesh me besimin që sot i perkasin nipat e Ilirëve.

Me Ilirët na lidh gjaku, ndërkaq besimi është zgjedhje e individit qe nuk lidhet me gjakun, gjegjësishtë për të qenë pasardhës i Ilirëve nuk do të thotë të besosh si ata, ngase besimi pagan ka qenë zgjedhje e tyre e jo përkatësi gjaku, e ne sot kemi percaktimin tonë fetar që dallon nga ai pagan.

Bozovca ka shumë nevoje për organizime, për takime e debate nga më të ndryshmet, për ahengje e për gëzime, por mbi të gjitha ka nevoje për idenditet të mirëfilltë e të pastër! /

Nga: Idris IBISHI


Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes