You Are Here: Home » Kuzhinë » Si të bëni petulla me lakra -

Si të bëni petulla me lakra

Si të bëni petulla me lakra
Mund të përdorni lakra jeshile të të gjitha llojeve, madje, mund t’i mblidhni edhe vetë, nëse i njihni. Janë fare të thjeshta dhe shumë të shijshme.

Përbërësit varen nga sasia e petullave që doni të bëni:

Miell gruri dhe pak misri

Pak djathë të bardhë

Lakra të ndryshme (spinaq, lëpetë, lulkuqe, qepë të njoma, erëza të freskëta etj)

Vezë

Kripë, piper

Vaj ulliri

Përgatitja:

Pastroni mirë të gjitha lakrat dhe pritini në copa të vogla. Në një enë të madhe përziejini me dy llojet e miellit, dhe gjithë përbërësit e tjerë. Punojini mirë në mënyrë që lakrat të ulin volumin dhe piqini në furrë ose në tigan. Në variantin e fundit do të thithin më tepër vaj./tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes