You Are Here: Home » Islam » Këshilla e Profetit a.s për kushëririn e tij -

Këshilla e Profetit a.s për kushëririn e tij

Këshilla e Profetit a.s për kushëririn e tij
Abdullah ibn Abas (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon, “Një ditë po udhëtoja me Profetin a.s dhe ai më tha: ‘Djalosh, do të të jap disa këshilla. Përkujtoje Allahun, dhe Ai do të kujdeset për ty. Mbaje atë në mendje dhe në zemër, dhe do ta kesh përkrah. Nëse kërkon ndihmë, kërkoje nga Allahu. Dije që nëse e gjithë bota mblidhet për të të ndihmuar, nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, përveçse nëse e ka shkruar Allahu. Dhe nëse e gjithë bota mblidhet të të dëmtojë, nuk mund ta bëjnë përveçse nëse Allahu e ka shkruar. Penat janë ngritur dhe faqet janë tharë.’” (Tirmidhiu).

Dijetar i madh Ibn Al-Xheuzi ka një koment të bukur mbi këtë hadith. Ai thotë: “E peshova këtë hadith dhe u mahnita prej tij, deri në atë pikë sa nuk më ranë të fikët duke menduar për të.” Nëse kuptoni thellësinë e fjalëve të Profetit a.s në këtë hadith, edhe ju do të pushtoheni nga e njëjta ndjesi.

Ibn Abasi ishte duke udhëtuar me Profetin a.s, dhe Profeti po i jepte disa këshilla të vyera. Nga kjo marrim një mësim: që koha është e vyer! Profeti a.s nuk shpërdoronte asnjë çast të jetës së tij. Ai i shfrytëzoi çastet që po kalonte më këtë djalosh të ri për ta këshilluar.

Në këtë hadith mund të dallojmë tre elementë kryesorë, që nëse aplikohen së bashku, shërbejnë si udhërrëfyes për jetën që besimtari duhet të bëjë.

Së pari: Ruaje Allahu dhe Ai do të të ruajë ty.

Çfarë nënkupton Profeti a.s kur thotë “ruaje Allahun”, kur në fakt është Ai që na ruan dhe na mbron neve?
Ai nënkupton ruajtjen dhe mbrojtjen e kufijve që Allahu ka vendosur për ne përmes fesë së tij, që do të thotë të zbatojmë

urdhëresat e tij dhe të qëndrojmë larg ndalimeve. Shpërblimi i kësaj do të jetë “Ai do t’ju ruajë juve”. Allahu do t’ju përgjigjet juve ashtu siç ju i përgjigjeni atij. Ky është një koncept i përsëritur disa herë në Kur’an:

“Më kujtoni mua dhe Unë do t’ju kujtoj juve.” (Bekare 2:152)

“O ju që besuat, nëse e mbështesni Allahun, Ai do t’ju mbështesë juve” (Muhamed 47:7)

Për çdo punë të mirë të kryer me qëllim të pastër për të kënaqur Zotin, Ai do t’ju përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Së dyti: Kur kërkoni, kërkoni nga Allahu

Pika e dytë e rëndësishme e këtij hadithi janë fjalët e Profetit: “Nëse kërkoni, kërkoni nga Allahu. Nëse keni nevojë për ndihmë, kërkojeni nga Allahu.”

Në këto fjalë, mund të kundrojmë veprimin e teuhidit (njëshmërisë së Allahut). Ne e pranojmë Allahun e gjithëfuqishëm si të vetmin që meriton adhurim dhe si të vetmin të cilit duhet t’i drejtohemi për të gjitha nevojat tona.

Ky hadith na mëson se Allahu i përgjigjet gjithmonë lutjeve. Ai është në pritje që ne të kërkojmë prej tij. Të takon ty ta marrësh iniciativën. Nëse e bën këtë, do ta gjesh Allahun duke të të pritur. Ky koncept theksohet vazhdimisht. Në një hadith të transmetuar nga Selman Al-Farisiu r.a, Profeti a.s na mëson se një shërbëtor që ngre duart duke u lutur, nuk do të kthehet duarbosh nga Allahu.

Së treti: Allahu ka planin e Tij

Pastaj vjen koncepti i tretë në këtë hadith:

“Dije që nëse e gjithë bota mblidhet për të të ndihmuar, nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, përveçse nëse e ka shkruar Allahu. Dhe nëse e gjithë bota mblidhet të të dëmtojë, nuk mund ta bëjnë përveçse nëse Allahu e ka shkruar. Penat janë ngritur dhe faqet janë tharë.”

Çfarë është shkruar nga Allahu do të ndodhë. Dija për këtë i takon Allahut. Detyra juaj është të kërkoni më të mirën dhe t’i drejtoheni Allahut të Gjithëfuqishëm për t’ju begatuar me mirësitë e tij. E gjithë bota nuk mund të të pengojë të realizosh atë që Allahu ka planifikuar për ty.

Pra mos e luftoni kaderin (caktimin): Allahu i gjithfuqishëm i ka përcaktuar gjërat. Nëse diçka ka ndodhur jo ashtu siç do të dëshironit, mos u pikëlloni, mos u mërzisni për faktin sepse nuk morrët atë që donit.

Përkundrazi, jini të kënaqur me atë që Allahu ju ka mundësuar. Vazhdoni të përpiqeni, të punoni, të kërkoni, të luteni për ndihmën e Allahut. Kur rezultatet të mbërrijnë, kënaquni me to, sepse ky është vullneti i Allahut për ju.

Nëse do të jetojmë kështu siç Profeti a.s na këshillon, jeta jonë do të përfshihet nga lumturia, lehtësia dhe bekimet.

Suhail Mullah

Burimi: aboutislam.com

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes