You Are Here: Home » Kuzhinë » Prindërit nga Kosova i dëshirojnë fëmijët e suksesshëm në Britani -

Prindërit nga Kosova i dëshirojnë fëmijët e suksesshëm në Britani

Prindërit nga Kosova i dëshirojnë fëmijët e suksesshëm në Britani
Shqiptarët nuk largohen nga Kosova vetëm për të punuar. Ata janë shumë të suksesshëm në vendet ku jetojnë, derisa në Londër, nxënësit me prejardhje nga Kosova kanë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore.

Kështu është shprehur ish-sekretari shtetëror për Edukim, Michael Gove.

Ai ka thënë se Londra ka përfituar nga diversiteti i popullatës së saj. Ai ka shtuar se fëmijët e emigranteve kaë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore. Gove ka theksuar këtu fëmijët që vijnë nga Kosova dhe nga Somalia.

“Prindërit presin shumë nga fëmijët e tyre. Kjo ndodh me ata prindër që vijnë nga Kosova dhe Somalia”, është shprehur Gove.

“Këta nxënës kanë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore. Prindërit e tyre presin shumë nga këta fëmijë”, ka shtuar ai.
/albinfo.ch/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes