You Are Here: Home » Europa » Po vjen kartmonedha e re 50 € -

Po vjen kartmonedha e re 50 €

Po vjen kartmonedha e re 50 €
Kartmonedha e re prej 50 euro ka rritur karakteristiket sigurisë që të lëshohet me 4 prilli në qarkullim.

Do të lëshohen një total prej 5.4 miliardë euro me këto kartmonedha.

Kartmonedha e re me një portret të perëndeshës së Evropës, një karakter nga mitologjia greke, ka përmirësuar karakteristikat e sigurisë për të penguar falsifikimin, shkruan Agjencia e lajmeve Reuters, përcjell albinfo.ch.

Për më tepër, tipar mbrojtëse i kësaj banknote është edhe figura që kur të kthehet shënimi ndryshon ngjyrën.

Kartmonedha e katërt që po përjeton ndryshime që nga futja e valutës së përbashkët të BE-së në vitin 2002, pasi pamjen e ndryshuan kartmonedhat 5, 10 dhe 20 euro.

Banka Qendrore Evropiane në maj 2013 ka zëvendësuar kartmonedhat 5 euro, ndërsa në shtator të vitit 2014, kartmonedhat 10 euro, në nëntor 2015, kartëmonedhat prej 20 eurove. /albinfo.ch/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes