You Are Here: Home » Europa » Martin Schulz zgjidhet kryetar i përgjithshëm i SPD-së -

Martin Schulz zgjidhet kryetar i përgjithshëm i SPD-së

Martin Schulz zgjidhet kryetar i përgjithshëm i SPD-së
Martin Schulz u zgjodh në krye të Partisë Social Demokratike (SPD) në Gjermani.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë së përgjithshme të mbajtur në Arena Berlin, Schulz është zgjedhur kryetari i përgjithshëm duke marrë plotësisht 605 vota të vlefshme. Ndërsa është njoftuar se në votim 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

Në një fjalim falënderimi Schulz tha "Ky është një momenti i mrekullueshëm për mua dhe për të gjithë ju. Besoj se ky rezultat do të hapë rrugën për drejtimin e vendit."

Ish-kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel në një konferencë për shtyp të mbajtur në Willy Brandt Haus, qendrën e përgjithshme të partisë më 25 janar duke vënë në dukje se Schulz kishte më shumë shanse në zgjedhje ai ishte shprehur se "Për partinë dhe veten tonë ky është vendimi i drejtë. Unë nuk do të jem kandidat për kancelar"

Gabriel duke njoftuar se do të linte postin e kryetarit të përgjithshëm të SPD-së ai kishte deklaruar se kandidati për kancelar është Martin Schulz.

Sigmar Gabriel i cili është ende në detyrën e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, prej 7 vitesh ai ndodhej në krye të SPD-së.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes