You Are Here: Home » Trojet Shqiptare » Sela: Nuk mund të më ndalin maqedonasit të hy në Parlament -

Sela: Nuk mund të më ndalin maqedonasit të hy në Parlament

Sela: Nuk mund të më ndalin maqedonasit të hy në Parlament
Lideri i LR-PDSH Zijadin Sela, ka pohuar se qytetarët të cilët po protestojnë për çdo ditë rrugëve të Shkupit dhe para Parlamentit, nuk do të mund ta ndalin atë të hyjë në Kuvend.

“Nuk ka forcë e cila do të mund të më ndalonte të hy në Parlament dhe ta kryejë detyrën time si deputet, përpos qytetarëve të mijë, të cilët më kanë votuar. Sepse në momentin kur të vendosësh të bëhesh deputet, duhet ta harosh pak vetveten dhe të përqendrohesh tek votuesit e tu.

Pastaj kjo është punë e MPB, që t'i siguronë deputetët që të shkojnë në punën e tyre”, ka pohuar Sela, në një intervistë dhënë për “Studion e Hapur” në gjuhën shqipe në TV NOVA, Sela po ashtu ka pohuar se është në gjendje që t'i japë edhe përkrahje qeverisë së ardhshme, pa marrë parasysh a do të jetë pjesë e saj apo jo, por në 100 ditëshin e parë, ata duhet ta realizojnë ligjin për gjuhën shqipe, në të kundërtën do ta bllokojnë kuvendin.

Sela, në pyetjen e gazetarit se a ka ndërmend t’iu kërkojë falje shqiptarëve, sepse pikërisht ai gjatë fushatës zgjedhore kishte kërkuar një votë më shumë që t'ia marrë legjitimitetin BDI dhe ta largon atë nga pushteti, ai ka pohuar se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, sepse edhe ata që kanë votuar BDI-në janë Shqiptarë.

Lideri i LR-PDSH ka pohuar se Aleanca për Shqiptarët ka pasur pritshmërinë në të gjitha njësitë zgjedhore gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit kaluar, por dështimi më i madh erdhi në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore.

“Pritshmëritë tonë kanë qenë shumë më të mëdha në të gjitha njësitë zgjedhore, por sigurisht se goditja apo dështimi më i madh erdhi në njësinë e parë dhe dytë zgjedhore, por nuk e kam parë të arsyeshme që gishtin ta drejtoj drejt partisë së Unitetit, të cilët i kanë pasur bartësit”, ka pohuar Sela.

Sela ka drejtuar akuza për Lëvizjen Besa, rreth mosbashkimit të këtyre dy subjekteve politike para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.Për mosbashkimin tonë duhet t'i pyetni ata, sepse unë kamë qenë 'pro' bashkimit, ashtu siç kam qenë për bashkimin me Unitetin dhe RDK-së, ka theksuar më tej Sela.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes