You Are Here: Home » Ndryshe » Përse pasaportat janë vetëm në 4 ngjyra, ja kuptimi që fshihet pas tyre -

Përse pasaportat janë vetëm në 4 ngjyra, ja kuptimi që fshihet pas tyre

Përse pasaportat janë vetëm në 4 ngjyra, ja kuptimi që fshihet pas tyre
Nëse keni udhëtuar të paktën një herë më avion, e keni qenë të vëmendshëm do të keni vënë re që njerëzit nëpër aeroporte mbajnë pasaporta në duar që kanë ngjyra të ndryshme. Rezulton se ka vetëm katër ngjyrat primare të pasaportave në botë, dhe pas këtyre ngjyrave fshihet një arsye.

E kuqe

Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat me një mbulesë të kuqe janë zgjedhur shpesh nga vendet me një sistem historik apo aktual komunist. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, përfshirë dhe vendin tonë kanë pasaporta të kuqe. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Kroacisë, përdorin gjithashtu pasaporta të kuqe, por në hije më të theksuar.

Blu

Kjo është ngjyra e dytë më e zakonshme. Mbulesa blu simbolizon “botën e re”. 15 vendet e Karaibeve kanë pasaporta blu. Brenda bllokut të vendeve të Amerikës së Jugut , kjo pasaporte simbolizon lidhjen me Merkozurin – një sindikatë. Këtu përmendim Brazilin, Argjentinën, dhe Paraguai. Venezuela bën përjashtim . Pasaportat e qytetarëve amerikanë kanë ndryshuar në blu vetëm në vitin 1976.

E gjelbër

Shumica e vendeve myslimane kanë pasaporta të gjelbërta. Maroku, Arabia Saudite dhe Pakistani. E gjelbërta është konsideruar si ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës. Qytetarët e disa vendeve të Afrikës Perëndimore – për shembull, Burkina Faso, Nigeria, Niger, Bregu i Fildishtë, dhe Senegal – gjithashtu kanë dokumente të udhëtimit të cilat janë në hije të ndryshme të jeshiles.

E zezë

Pasaportat më të rralla janë ato me ngjyrë të zezë. Këto mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa vendeve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angolë, Çad, Kongo, Malaëi dhe të tjerët. Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta të zeza pasi kjo ngjyrë është ngjyra kombëtare e vendit./tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes