You Are Here: Home » Bota » Hungaria mbështetje Maqedonisë për në BE dhe NATO -

Hungaria mbështetje Maqedonisë për në BE dhe NATO

Hungaria mbështetje Maqedonisë për në BE dhe NATO
Presidenti hungarez, Janos Ader, ka deklaruar se Maqedonia që prej një kohe të gjatë dëshiron të anëtarësohet edhe në Bashkimit Evropian (BE) edhe në NATO. Ader është takuar me homologun e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili ndodhet në Budapest.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Ader është shprehur se "Maqedonia që prej një kohe të gjatë dëshiron të integrohet edhe në BE edhe në NATO. NATO e ka zvarritur pothuajse prej 10 vitesh, ndërkohë edhe BE-ja e ka zvarritur prej më shumë se 10 vitesh. Duhet të lëmë prapa vitet e zvarritjes dhe tashmë duhet të fillojnë në kuptimin e vërtetë bisedimet."

Ai ka theksuar se stabiliteti i Evropës është i lidhur me Ballkanin dhe stabiliteti i Ballkanit është i lidhur me uljen e presionit nga fluksi i refugjatëve.

Për përcaktimin nga Evropa të një strategjie integrimi të qartë për rajonin, Ader ka tërhequr vëmendjen në situatën e veçantë të Maqedonisë, nga kjo pikëpamje.

Pasi ka theksuar se Maqedonia në çështjen e zgjidhjes së krizës së refugjatëve ka treguar një përpjekje mbi fuqinë e saj, Ader tha se BE-ja duhet të kryejë çdo ndihmë si financiare ashtu edhe teknike për Maqedoninë në rast të rritjes së fluksit të mundshëm të refugjatëve.

Ndërsa presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tha se Maqedonia pret mesazhe konstruktive dhe të qarta edhe nga BE-ja edhe nga NATO.

Ndër të tjera Ivanov ka theksuar se vendi i tij ka një bashkëpunim të mirë me Hungarinë, gjë e cila mund të tregohet sipas tij, me punimet e përbashkëta mes një vendi anëtar të BE-së dhe të një vendi kandidat.

Më tej Ivanov ka shtuar se Hungaria ka ofruar ndihmë të rëndësishme për Maqedoninë kryesisht në çështjen e ndalimit të refugjatëve ilegalë.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes