You Are Here: Home » Teknologji » Zbuloni aplikacionin e ri nga Google, kthen zërin në emoji -

Zbuloni aplikacionin e ri nga Google, kthen zërin në emoji

Zbuloni aplikacionin e ri nga Google, kthen zërin në emoji
Google është duke punuar me një aplikacion tjetër eksperimental mesazhesh, këtë herë në hapësirën audio.

Aplikacioni i ri, Supersonic Fun Voice Messenger, është aplikacioni i dytë që vjen nga inkubatori Area 120 i Google këtë muaj. Një aplikacion për shikimin e videove në grup i quajtur Uptime u publikua në iOS javën e kaluar.

Supersonic transkripton çdo gjë që ju thoni dhe zëvendëson fjalët me emoji aty ku mundet. Siç mund ta shihni më poshtë, dikush dërgon tekstin e këngës nga Beyoncé ”Irreplaceable“:

Transkriptimi është edhe shumë i saktë, edhe i shpejtë. Supersonic zbardh mesazhin në kohë reale ndërsa miku juaj është duke folur në telefonin e tij. Kjo do të thotë se ju nuk duhet të prisni deri sa shoku të dërgojë mesazhin e plotë përpara se të filloni të shihni transkriptimin./tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes