You Are Here: Home » Teknologji » Google sjell Guetzli, algoritmin që e zvogëlon peshën e fotove JPG -

Google sjell Guetzli, algoritmin që e zvogëlon peshën e fotove JPG

Google sjell Guetzli, algoritmin që e zvogëlon peshën e fotove JPG
Google ka lansuar një shërbim të ri për dokumentet JPEG, që mundëson zvogëlimin e tyre për rreth 35 për qind.


Ky shërbim quhet Guetzli dhe bën zvogëlimin e foto dokumenteve pa e zvogëluar kualitetin e imazhit.

Dokumentet e zvogëluara mund të punojnë me të gjithë kërkuesit dhe aplikacionet ekzistuese.

“Në kompaninë tonë, ne kujdesemi që t’u japim përdoruesve përvojën më të mirë online, si me shërbimet dhe produktet tona poashtu edhe me prezentimin e mjeteve të reja. Për këtë arsye jemi të lumtur të ju sjellim Guetzli, një algoritëm që krijon imazhe JPEG me kualitet të lartë dhe me madhësi të dokumentit 35 për qind më të vogël se metodat aktuale.” – kanë deklaruar zyrtarët e kompanisë.

Në këtë mënyrë, zhvilluesit e ndryshëm mund të krijojnë ueb faqe që punojnë më shpejtë dhe përdorin më pak të dhëna.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes