You Are Here: Home » Teknologji » Sony vjen me versionin e lirë të Xperia L1 -

Sony vjen me versionin e lirë të Xperia L1

Sony vjen me versionin e lirë të Xperia L1
Sony ka njoftuar telefonin e ri të lirë në Android, Xperia L1. Kjo pajisje vjen me ekran të madhësisë 5.5 inç dhe rezolucione LCD prej 1280×720 pikselë.

Në brendësi, telefoni sjell procesorin MediaTek MT6737T, RAM memorien prej 2GB dhe hapësirën ruajtëse prej 16GB.

Në pjesën e pasme gjendet kamera me 13MP ndërsa kamera frontale vjen me 5MP. Sa i përket lidhjes, Xperia L1 ka mbështetje për SIM, 4G LTE, Wi-Fi 802.11, Bluetooth 4.2 dhe USB Type-C.

Xperia L1 punon përmes Android 7.0 Nougat dhe baterisë me kapacitet prej 2620 mAh. Telefoni vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe rozë.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes