You Are Here: Home » Kuzhinë » Ju pëlqen çokokremi? Receta e thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi -

Ju pëlqen çokokremi? Receta e thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi

Ju pëlqen çokokremi? Receta e thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi
Përbërësit:

Qumësht – 4 gota,

Lajthi – 4 lugë,

Sheqer – 4 lugë,

Miell – 4 lugë,

Kakao – 6 lugë gjelle,

Gjalp – 200 gram,

Kripë – gjysmë luge.

Përgatitja:

Miksoni bashkë sheqerin, kakaon dhe miellin në një enë. Gradualisht shtoni qumështin në porcione të vogla dhe trazojeni shpejt që mos të krijohen kokrra.

Pasi të keni shtuar të gjithë qumështin, hidhni masën në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr. Me zjarr të ulët do ta përzieni deri sa të ziejë, por tregoni kujdes që të mos lejoni të ngjitet në fund.

Skuqini lajthitë, kalojini në një blender duke i grirë në kokrriza dhe më pas shtojani masës. Më pas shtoni dhe pjesën e mbetur, gjalpin dhe kripën dhe vazhdoni ta përzieni.

Çokokremi juaj është gati. Lëreni përreth 20 minuta të ftohet dhe vendoseni në një enë ose kavanoz./tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes