You Are Here: Home » Shëndetësi » Për çdo orë që ne vrapojmë na shtohen 7 orë jetë -

Për çdo orë që ne vrapojmë na shtohen 7 orë jetë

Për çdo orë që ne vrapojmë na shtohen 7 orë jetë
Vrapimi mund të jetë ushtrimi fizik i cili ka më shumë efekt për të rritur jetëgjatësinë. Ky përfundim ka ardhur sipas disa studime të bëra rreth ushtrimeve dhe vdekjes së parakohshme.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi “Progresi i sëmundjeve karidovaskulare”, një person i cili vrapon, në krahasim me një person i cili nuk vrapon, ka mundësi që të jetojë edhe 3 vite të tjera. Pavarësisht nëse ato janë duhanpirës, mbipeshë apo vrapojnë ngadalë.

Ky studim është vazhdim i një studimi të bërë tre vite më parë nga një grup shkencëtarësh në Cooper Institute në Dallas. Shkencëtarët kanë marrë në shqyrtim të dhënat nga testet mjekësore dhe të palestrës.

Nga ky studim u arrit të përfundimin tek një person i cili vrapon rreziku i vdekjes së parakohshme ulet me 40%.

Profesori, i cili drejtoi studimin, Duck-chul Lee tha: “ Për çdo orë që një njeri vrapon ka 7 orë jetë shtesë, duke theksuar se vrapimi nuk të bën të pavdekshëm.”

Njerëzit të cilët janë marrë në studim janë kryesisht njerëz të klasës së mesme./tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes