You Are Here: Home » Europa » Sulmohet një xhami në Gjermani -

Sulmohet një xhami në Gjermani

Sulmohet një xhami në Gjermani
Një sulm është ndërmarrë këtë mëngjes nga persona të pa identifikuar ndaj xhamisë Eyüp Sultan, në qytetin Leipzig të Gjermanisë.

Kryetari i shoqatës së xhamisë ?smail Özgan, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se imami i cili kishte mbërritur në xhami rreth orës 04.30 për namazin e sabahut ka vënë re dëmtimin e fasadës së jashtme të xhamisë.

"Murin e kanë lyer me bojë të zezë dhe kanë shkruar fjalë ofenduese. Kanë dëmtuar edhe tabelat e reja që sapo i kishim bërë", është shprehur Özgan.

Ndër të tjera Özgan ka njoftuar se i kanë dorëzuar pamjet filmike të kamerave policisë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim.

Bëhet e ditur se edhe javën e kaluar në Gjermani ka patur një sulm ndaj një shoqate turke në Berlin, si dhe ditën e djeshme ishte vizatuar një kryq nazist në një xhami në qytetin Freiburg.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes