You Are Here: Home » Kuzhinë » Tavë me bukë të fërguar, proshutë, perime dhe erëza të freskëta -

Tavë me bukë të fërguar, proshutë, perime dhe erëza të freskëta

Tavë me bukë të fërguar, proshutë, perime dhe erëza të freskëta
Përbërësit:
12 filxhanë bukë e prerë në kubikë të vegjël
1/2 filxhan vaj ulliri
3 thelpinj hudhër
1-2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
2 qepë të mëdha
1 rrënjë selinoje
3 filxhanë proshutë e prerë hollë
1/2 filxhan majdanoz i grirë hollë
2 lugë gjelle sherbelë e freskët e grirë hollë
2 lugë gjelle trumzë e freskët e grirë hollë
2 vezë kripë dhe piper sipas dëshirë
2 filxhan lëng mishi ose ujë

Mënyra e përgatitjes:

Në një tigan me pak vaj ulliri hidhni kubikët e bukës dhe hudhrën e prerë hollë dhe kaurdisini për pak minuta derisa buka të bëhet e fërguar.

Ndërkohë në një tigan tjetër kaurdisni me vaj ulliri, selinon, qepën, dhe erëzat e freskëta (majdanozin, trumzën dhe sherbelën) e shtojini këto jeshillëqe më pas te buka e thekur në tigan.

Më pas në një tavë të lyer me gjalpë filloni të shtroni bukën me jeshillëqet e përgatitura, shtoni proshutën dhe hidhni sipër gjalpin e mbetur.

Përzieni veçmas në një tas vezët me lëngun e mishit ose ujin dhe këtë përzierje shtojani tavës nga sipër.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes