You Are Here: Home » Ndryshe » Reali e heq kryqin nga emblema për hir të myslimanëve -

Reali e heq kryqin nga emblema për hir të myslimanëve

Reali e heq kryqin nga emblema për hir të myslimanëve
Reali Madrid ka hequr kryqin që ndodhet mbi stemën e saj, pasi fyen ndjenjat e myslimanëve. Kërkesa është bërë nga sponsorizuesit e ‘National Bank of Abu Dhabi’. Bankierët myslimanë nuk e pëlqejnë kryqin mbi stemë pasi duket shumë i krishterë.

Si pasojë e kësaj, ekipi spanjoll ka pranuar që ta heqë kryqin, ndonëse stema ekziston që prej vitit 1902. Presidenti i skuadrës së Realit Florentino Perez, shtatorin e kaluar nënshkroi një kontratë tre vjeçare me Bankën Kombëtare të Abu Dabit, një nga institucionet më prestigjioze në botë, transmeton Shqip.

“Unë e di që njerëzit i ndjekin të gjitha ndeshjet tona dhe lidhjet e skuadrës me Emiratet e Bashkuara janë gjithmonë në rritje. Kjo marrëveshje do të ndihmojë klubin për të fituar zemrat e tifozëve tanë në Emiratet e Bashkuara Arabe ”, tha Perez.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes