You Are Here: Home » Islam » Shkencës së Hadithit i shtohet edhe një Magjister i ri -

Shkencës së Hadithit i shtohet edhe një Magjister i ri

Shkencës së Hadithit i shtohet edhe një Magjister i ri
Nganjëher njeriu nuk mundë të shfaqë plotësisht gëzimin që e ndjenë në brendësinë e tij, por orvajtjet për të shpalosur këtë gëzim të madh përmes këtyre shkronjave janë sihariq i asaj që buron nga thellësia e zemres, dhe sinqeriteti i plotë, për këtë gëzim që e ndjej.
Përmes këtyre rreshtave do të mundohem pak a shum të shpalosi me ju lexues të nderuar gëzimin e madh që ndjej në zemër, për arritjet shkencore të vëllaut tonë Muhamet Ziberit.

Me datën 20. 04. 2017 në prani të profesorëve dhe kolegëve të tij, në universitetin Islamik të Medines, hoxhë Muhamet Ziberi, mbrojti titullin e magjistratures në lëminë e “Hadithit”, me temën “ed Durru el Menthur fi et Tefsiri bil Me’thur” të imam Sujutiut: recenzim, studim, dhe verifikim.
Këtë punim hoxhë Muhameti e mbrojti para komisionit të përbërë nga:
Prof. Dr. Abdul Barij ibën Hammad el Ensarij, mentor.
Prof. Dr. Said ibën Salih er Rukajb, antar i komisionit. (profesor në Universitetin el Baha).
Prof. Dr. Umer Taha es Sekkaf, antar i komisionit (profesor në Universitetin “Ummu el Kura” në Mekke).
Dhe pas konsultimit e debatit që zgjati dy orë, komisioni vendosi për pranimin e punimit, dhe vlersimin e tij me sukses të “shkëlqyeshëm” dhe me të hoxhë Muhamet Ziberi shpallet magjister i shkencave të Hadithit.
Disa fjalë rreth punimit të Mr. Muhamet Ziberit.

Siç parapriu edhe më lart punimi me të cilin magjistroi vëllau ynë Muhamet Ziberi ishte, recenzim, studim dhe verifik i haditheve të librit “ed Durru el Menthur fi et Tefsiri bil Methur -nga ajeti (272) kaptina el Bekare, deri tek ajeti (8) kaptina Ali Imran-” të imam Sujutiut, libër i cili është prej librave bazë dhe enciklopedi e komentimit të kuranit me hadithe pejgamberike, fjalë të sahabëve dhe dijetarëve që kanë ardhur pas tyre, numri i të cilave arrin gjithsej (549), gjithashtu vlen të theksojm se në këtë libër jan ruajtur transmetime të shumta nga librat të mëdha të cilat tanimë janë të humbura si “Tefsiri i Firjabit”, “Tefsiri i Abd ibën Humejdit”, dhe tefsire të tjera.

Libri në të cilin punoi Mr. Muhameti ishte një projekt i departamentit të “Shkencave të hadithit”, i cili i’u kishte ndarë disa nxënsëve, e një pjesë të këtij projekti e punoi edhe Mr. Muhameti.
Numri i haditheve dhe ethereve të cilat i kishte verifikuar Mr. Muhameti ishte i madhë; sasi që nuk përkon me shkallën e magjistratures, ngase mesatarja e numrit të haditheve të cilat i takon një nxënësi dhe i lejohet së punuari në to është nga (250-300), mirpo vullneti dhe dëshira e madhe e Mr. Muhametit e bëri që të kërkoj numër më të madh, ashtu që edhe iu lejua një gjë e tillë, për të arritur numri i haditheve dhe ethereve (549).
Në vijim do ti ceki disa fjalë nga antarët e komisionit, rreth punimit të Mr. Muhametit.

Thotë Prof. Dr. Said ibën Salih er Rukajb: Jam i gëzuar që sot gjindem në mesin tuaj për të diskutuar rreth punimit të nxënësit Muhamet Ziberit, gëzohem që jam në shoqërim të dijetarit Dr. Abdulbari ibën Hammad el Ensarit, dhe them se punimi i nxënësit ka disa vequri, prej tyre:
1- Tematika e librit është me rëndësi të madhe, ngase ka të bëjë me komentin e Kuranit fisnik.
2- Përsonalitetin e nxënësit e gjenë qart në punimin e tij.
3- Gjykimi i tij mbi hadithet dhe etheret e librit, është i qart dhe i dukshëm, si dhe disa vequri të tjera.

Ndërsa Prof. Dr. Umer Taha es Sekkaf thotë:
Vërtet është për tu çmuar lartë punimi i nxënësit, ngase në te shohim punën e palodhur të tij, si dhe udhëzimet e drejta dhe të suksesshme të mentorit Dr. Abdul Barit.
Gjithashtu edhe pse nxënësi nuk është arab, mirpo gjuha e tij gjat punimit është rrjedhëse dhe e qartë, sa që mundë të themi se nuk ka gabime fare.

Biografia e shkurtër e Mr. Muhamet Ziberit.

Mr. Muhamet Ziberi lindi në Kërçovë me 23.04.1987, ndërsa një vit më vonë bashk me familjen e tij udhëtuan për në Norvegji.
Atje përfundoi shkollën fillore dhe në vitin 1997 bashk me familjen e tij u shpërngulen për në Gjermani ku kreu shkollen e mesme në vitin 2006.
Muhameti u lind, dhe u rrit në një familje fetare, babai i tij Mr. Rexhep Ziberi qysh heret kishte përfunduar mësimet islame në tokat arabe, siri, libi, për të magjistruar në Universitetin Islamik në Rotterdam.
Dhe duke pasur etje për dituri fetare Muhameti në vitin akademik (2006/2007) pranohet në Universitetin Islamik të Medines, ku fillimisht regjistrohet në Institutin e gjuhës arabe, për të vazhduar studimet e tij në “Fakultetin e Hadithit dhe Studimeve Islame” të cilin e përfundoi me sukses në vitin akademik (2011/2012), dhe mu në këtë vit Muhameti pranohet në studimet pas universitare në departamentin e “Shkencave të Hadithit”, në Fakultetin e hadithit, ku me daten (20.04.2017) fitoi titullin Magjistër i shkencave të hadithit.
Mr. Muhameti tani vazhdon studimet e tij në doktoraturë, në po të njejtën lëmi, dhe po të njejtin universitet.

Allahu im, dhuroji vëllait dhe shokut tim suksese të mëtejshme në shkencë, dituri, thirrje! Jepi jetë të begatshme, shëndet, lumturi e mirësi, kurse në botën tjetër falje, mëshirë dhe siguri!
O Allah, prano!
Mr. Bali M. SADIKU

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes