You Are Here: Home » Ndryshe » Si të bëni gotat e bardha që të shkëlqejnë, vetëm me 4 përbërës -

Si të bëni gotat e bardha që të shkëlqejnë, vetëm me 4 përbërës

Si të bëni gotat e bardha që të shkëlqejnë, vetëm me 4 përbërës
Shenjat e gishtërinjve, njollat e pluhurit apo shtresat opake të papastërtisë janë një skenar i njohur për shumë amvisa. Larja me dorë është metoda më efektive për pastrimin e gotave të qelqit. Për këtë arsye keni me poshte dy truke të thjeshta për të pastruar gotat dhe t’i bëni të shndritshme si ditën e parë të blerjes.

Ujë, sheqer dhe uthull e bardhë: Mbushini gotat përgjysmë me ujë dhe shtoni nga një lugë gjelle me sheqer. Lëreni sheqerin të tretet dhe fërkojini me një sfungjer të butë të njomur me uthull. Pasi t’i keni larë mirë e mirë, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe fshijini me një peshqir të pastër. Njollat do të zhduken menjëherë.
Uthull molle dhe sodë buke: Fillimisht ngrohni uthullën në një tenxhere. Pasi të ketë krijuar bulëzat e para të vlimit, hiqeni nga zjarri dhe shtoni sodë buke. Vendosni gotat në tenxhere dhe lërini për disa minuta. Lajini me sfungjer ose copë najloni dhe në fund thajini me peshqir ose copë pambuku./tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes