You Are Here: Home » Islam » Jepni hua Allahut nëse doni t’ju shtohet risku -

Jepni hua Allahut nëse doni t’ju shtohet risku

Jepni hua Allahut nëse doni t’ju shtohet risku
Para disa viteve isha në vizitë tek një motër muslimane, e sapo martuar, e cila jetonte në një banesë të vogël.Më pas, për një kohë u ndërprenë vizitat tona, mirëpo vazhduan kontaktet telefonike, përmes së cilave e lajmëronim njëra-tjetrën për të rejat në jetën tonë!

Një ditë vendosa ta vizitoj, por kësaj radhe u mahnita nga ajo që e pash!

Ajo kishte një shtëpi të re luksoze, në një lagje ndër më të mirat në Riad, kryeqytet të Arabisë Saudite! Prej atij momenti kur hyra brenda, thosha mashaAllah tebarekAllah, dhe sinqerisht u mahnita nga ajo që pashë!! Një shtëpi luksoze, mobile të reja dhe pamje mahnitëse të enterierit të shtëpisë! Këto të gjitha kushtonin, dhe s’ka mundësi t’i posedon vetëm se ai që ka të holla të shumta! Me këto fjalë nuk e kam për qëllim t’i pakësoj vlerat e kësaj motre dhe burrit të saj, por e dija gjendjen e tyre ekonomike të mëhershme, dhe kjo më bëri të habitem me atë që e shikoja!

Pas bisedave të shumta, më nxiti diçka ta pyes se ku qëndron fshehtësia e rritjes së gjendjes së tyre materiale?!

“SubhanAllah!”, më tha ajo, “Unë doja ta hapi ketë temë, por mirë që më pyete e para!!

Ti e di se gjendja jonë materiale ishte e dobët, dhe unë bashkë me burrin morëm vendim ta vendosëm një kuti në dhomën e fjetjes dhe në të, për çdo ditë, të fusim të holla, e pastaj ato t’i tubojmë dhe t’i japim sadaka! Nuk ishte me rëndësi sa janë ato, një, pesë, dhjetë, apo njëqind rial. Qëllimi ynë ishte që atë kuti ta mbushim, dhe të bëhemi sikurse ata që i përmendi i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se nuk ka ditë që nuk zbresin dy melaqe prej Allahut dhe thonë: “O Allah jepi atij që jep dhe shkatërroja pasurinë atij që nuk jep.

Për çdo javë, burri e merrte dhe e hapte kutinë, duke mos shikuar aspak se sa të holla janë tubuar brenda jave. I merrte të hollat, i fuste në xhepin e djathtë, dhe pas çdo namazi të xhumasë i jepte si sadaka!!

Pasha Allahun!! Prej asaj dite kur kemi filluar të veprojmë kështu, risku jonë është shtuar dhe bereqeti i Allahut nga çdo anë na ka kapluar!!

Allahu i Madhëruar thotë: “Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni”. (Bekare 245)

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes