You Are Here: Home » Bota » Shpëtohen 51 emigrantë sirian nga përmbytja në Egje -

Shpëtohen 51 emigrantë sirian nga përmbytja në Egje

Shpëtohen 51 emigrantë sirian nga përmbytja në Egje
Anija “Oriku” e Forcave tona Detare, mëngjesin e sotëm, gjatë patrullimit në Egje, identifikoj një gomone me emigrantë në bord. Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke.


Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroi ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të. Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme./telegrafi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes