You Are Here: Home » Kosova » Prishtinë, shënohet "Dita e komunitetit turk në Kosovë" -

Prishtinë, shënohet "Dita e komunitetit turk në Kosovë"

Prishtinë, shënohet
Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sot u organizua manifestimi "Dita e komunitetit turk në Kosovë", ku mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, si dhe zv/ministra, deputetë dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe të komuniteteve në Kosovë.

Ndërkohë, në kuadër të programit një javor të "Ditës së komunitetit turk në Kosovë", zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Y?ld?z po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Y?ld?z (M) zhvilloi takim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj (D)Zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Y?ld?z (M) zhvilloi takim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj (D)

Gjatë fjalimit të tij kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se komuniteti turk e ka vendin e vet të respektuar në Kosovën e pavarur dhe se këtë vend, sipas tij, e ka fituar vetë me punën e ndershme dhe me përkushtim në institucionet e Kosovës.

“Unë këtë ditë e konsideroj si ditën tonë, ditë e të gjithëve, të gjithë qytetarëve të Kosovës sepse ne ndajmë të kaluarën e përbashkët, ndajmë të tanishmen e përbashkët dhe po ashtu ndajmë fatin e përbashkët për të ardhmen. Historia e komunitetit turk është histori me shumë tradita të mira, është histori me të cilin të gjithë krenohemi dhe po ashtu është një histori e begatshme. Kjo është vlerë e jona e përbashkët dhe pasuri e vendit tonë”, tha Mustafa.

Duke theksuar vlerën dhe rëndësinë e këtij komuniteti në Kosovë për zhvillimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Kosovës, Mustafa tha se “Me rastin e kësaj feste do të theksoja edhe vlerën dhe rëndësinë shumë të rëndësishme që ka komuniteti turk në forcimin dhe begatimin e raporteve me shtetin e Turqisë, i cili gjithmonë e ka përkrahur ndërtimin ekonomik, ndërtimin social të Kosovës dhe dëshirojmë që këto marrëdhënie të jenë shumë-dimensionale.”

Kurse gjatë fjalimit të tij, ministri i Administratës Publike, Ya?c?lar, u shpreh se me aktivitete të ndryshme synojnë të përforcojnë bashkimin brenda komuniteteve, ruajtjen e identitetit të tyre dhe aktivizimin e pjesëtarëve të komunitetit në çdo fushë të jetës shoqërore dhe ekonomike

Duke vënë në dukje se ky komunitet ka kontribuar në shtet-ndërtimin e Kosovës, Ya?c?lar tha se “Unë personalisht dhe të gjithë pjesëtarët e komunitetit turk në Kosovë ndihemi krenar dhe të lumtur duke festuar ditën e komunitetit një ditë e cila është dita e gjithë kosovarëve sepse edhe kjo ditë është pjesë e pavarësisë, pjesë e 17 shkurtit, pjesë e historisë së re të Kosovës, ditës më të madhe të Kosovës. Në këtë aspekt duke festuar, ne jemi duke e promovuar Kosovën, komunitetit turk dhe dashurinë ndaj atdheut”.

Zv/ministri i Jashtëm i Turqisë viziton Kosovën
Në kuadër të aktiviteteve për "Ditën e komunitetit turk në Kosovë", që është më 23 prill, zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Y?ld?z po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Me këtë rast ai sot në shoqërim të ambasadores së Republikës së Turqisë në Prishtinë zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa si dhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Y?ld?z sot pritet ta takojë edhe ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar./rtv.islam/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes