You Are Here: Home » Shqipëria » Mark Frroku shpallet i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë, dënohet me 7.6 vite burg -

Mark Frroku shpallet i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë, dënohet me 7.6 vite burg

Mark Frroku shpallet i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë, dënohet me 7.6 vite burg
Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7.6 vite burg për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit pa leje.

Ndërsa sa i përket akuzës së vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, Mark Frroku është shpallur i pafajshëm me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Gjatë seancës ku u dha vendimi gjyqësor, Mark Frroku nuk ishte i pranishëm në sallë. Ai përfaqësohej nga avokatët e tij. Këta të fundit, në përfundim të seancës, u shpreh të lumtur që akuza e vrasjes u rrëzua, por thanë se do ta apelojnë vendimin.

Theksojmë se Prokuroria kishte kërkuar 25 vite burgim për Mark Frrokun, por gjykata dha vetëm 7.6 vite burg. Ish-deputeti i mazhorancës socialiste prej dy vitesh ndodhet në paraburgim. /SYRI.net/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes