You Are Here: Home » Bota » Një 18-vjeçar sulmon zyrat e Shërbimit të Sigurisë në Rusi, 2 të vdekur -

Një 18-vjeçar sulmon zyrat e Shërbimit të Sigurisë në Rusi, 2 të vdekur

Një 18-vjeçar sulmon zyrat e Shërbimit të Sigurisë në Rusi, 2 të vdekur
Një sulmues i armatosur hapi zjarr në një nga zyrat e Shërbimit të Sigurisë Federale ruse (FSB) në qytetin e largët lindor të Habarovskit, duke vrarë një oficer dhe një vizitor.

Të shtënat ndodhën këtë të premte në një dhomë pritjeje të zyrës së FSB-së në Khabarovsk, shkruan “RT”.

Sulmuesi hapi zjarr jashtë kontrollit të sigurisë, duke vrarë një oficer të FSB-së dhe një nga vizitorët, që raportohet se është shtetas i një prej ish-vendeve te Bashkimit Sovjetik.

Sulmuesi u vra nga rojet e sigurisë.

Ai u identifikua më vonë si një 18-vjeçar që jetonte në rajonin e Khabarovskit, dhe pretendonte se kishte lidhje me një grup neo-nazist. /SYRI.net/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes