You Are Here: Home » Zvicra » Rriten rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës -

Rriten rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës

Rriten rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës
Rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës vazhduan të rriten në muajin mars. SNB ka ndërhyrë edhe një herë në tregun valutor.

Rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB) vazhduan të rriten në mars të këtij viti. Në fund të muajit raportohet për 683.2 miliardë franga, në krahasim me 668.3 miliardë franga sa ishin në fund të shkurtit, sipas një raporti të fundit të SNB-së, transmeton albinfo.ch.

Në fund të muajit mars totali i rezervave (me përjashtim të arit) arriti 688.9 miliardë, pas 674 miliardë franga sa ishin në muajin paraprak. Të dhënat janë përpiluar në përputhje me të ashtuquajturin “Standard të shpërndarjes së të dhënave speciale” (SDDS) të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Rezervat valutore kishin shënuar rënie në dhjetor dhe janar, derisa kanë shënuan një rritje të konsiderueshme në shkurt.

Nuk është e qartë nga shifrat nëse dhe në çfarë mase SNB ndërhyri në tregun valutor në shkurt. Zhvillimi i monedhave të huaja më të rëndësishme kundër frangut zviceran është gjithashtu një arsye e rëndësishme për ndryshimet e rezervave valutore. /Albinfo.ch

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes