You Are Here: Home » Kosova » Bashkatdhetari dhuron pajisje për invalidë me vlerë prej 50 mijë eurove -

Bashkatdhetari dhuron pajisje për invalidë me vlerë prej 50 mijë eurove

Bashkatdhetari dhuron pajisje për invalidë me vlerë prej 50 mijë eurove
Bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë vazhdojnë të japin ndihma të mëdha në Kosova.

Nënkryetari i komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, ka pranuar një donacion nga Suedia i ardhur nga bashkatdhetari Xhafer Balaj, donacion ky i cili kap shumën prej afro 50 mijë euro dhe janë pajisje të cilat ju dedikohen kryesisht personave me aftësi të kufizuara.

Ky donacion përbëhet nga shtretër, karroca invalidore, mbajtëse për shëtitje dhe pajisje tjera higjienike për nevoja të personave më aftësi të kufizuara, njofton albinfo.ch.

“Nënkryetari Lulzim Blakaj falënderoi bashkatdhetarin për kontributin e dhënë duke cilësuar se këto pajisje do t’u ndihmojnë personave me nevojë dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre personave.

Të gjitha këto pajisje u dhurohen qendrës për persona me aftësi të kufizuara “Handikos””, thuhet në njoftimin e kësaj komune. /Albinfo.ch

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes