You Are Here: Home » Kosova » Sulmet ndaj xhamive në Kosovë: duhet apo jo instalimi i kamerave të sigurisë? -

Sulmet ndaj xhamive në Kosovë: duhet apo jo instalimi i kamerave të sigurisë?

Sulmet ndaj xhamive në Kosovë: duhet apo jo instalimi i kamerave të sigurisë?
Objektet fetare në Kosovë, konkretisht xhamitë, vitet e fundit janë demoluar nga persona të nacionalitetit serb, ku spikat rasti më i fundit, ai në Llabjan të Novobërdës, ndërkohë që para një viti një fat të ngjashëm e pati dhe xhamia Velekincës së Gjilanit.

Por këto janë dy sulme më të theksara, pasi edhe të tjera të ngjashmë kanë ndodhur në vitë në mbarë vendin, më së shumti për t’u vjedhur.

Dhe kjo dukuri ka ngritur nevojën e rritjes së sigurisë nëpër xhamia, për çka paisja me kamera shihet si një mundësi e mirë për këto raste.

Drejtues të disa xhamive në Kosovë e shohin të nevojshme këtë masë, ndërsa ka nga ata zëra, mes tyre dhe deputetë të caktuar, që janë skeptikë se kjo masë mund të jetë e suksesshme.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan i ka kërkuar Bashkësisë Islame të Kosovës që të financojë projektin e instalimit të kamerave të sigurisë në xhamitë e saj të zonës.

“Kemi bërë kërkesë që të shqytroj punën e sigurisë në xhamia, pra të vendosen kamerat. Meqenëse numri i xhamive është i madh dhe kostoja është e lartë. BIK përmes kryeimamit Sabri Bajgora ka bërë kërkesë në institucione që të gjendet ndonjë donacion për instalim të kamerave”, tha Naim Aliu, kryetar i kësaj bashkësie, duke folur për tesheshi.com.

Ai thotë se në Gjilan i kanë pajisur me kamera disa xhamia por numri është shumë i vogël në krahasim me 43 xhami sa janë tërësisht.

Aliu tregon se përveç dëmtimit të xhamisë së Velekincës dhe së fundmi Llabjanit, dëmtime ka patur dhe më herët ndaj të tjerave si ato.

“Edhe më herët jo prej nacionaliteteve tjera po prej keqbërësve janë sumuar xhamitë, ku kutitë që janë vendosur në xhamia janë dëmtuar dhe vjedhur paratë”, tregon Aliu.

Edhe Orhan Bislimaj, sekretar i Bashkësisë Islame në Prizren, mendon se ka ardhur koha që edhe xhamitë të vendosen nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë.

“Në Prizren, asnjë xhami nuk është e pajisur me të tilla kamera dhe, kjo ka bërë që pothuajse të gjitha xhamitë të vidhen nga hajdutët e ndryshëm. Madje disa xhami janë vjedhur edhe nga dy apo tri herë. Mendoj, se duhet bërë diçka në këtë drejtim”, thotë Bislimaj për tesheshi.com.

Gjithashtu, edhe deputetja Labinotë Demi – Murtezi thotë se gjithmonë duhet shfrytëzuar të gjitha masat që e ndihmojnë sigurinë e individëve dhe objekteve.

“Në këtë kontekst, është BIK që duhet të vendosë nëse duhet ose jo. Përndryshe, të dyja rastet (dëmtimi i xhamisë së Velekincës dhe Llabjanit) janë rëndë të dënueshme dhe e mira do të ishte që në të ardhmen të parandaloheshin për aq sa ekzistojnë mundësitë”, tha Demi-Murtezi për tesheshi.com.

Por ndryshe mendon deputeti Gëzim Kelmendi. Sipas tij, objektet fetare duhet ruajtur nga vet qytetarët, pa kamera ashtu siç janë ruajtur çdo herë.

“Xhamitë e kishat në të kaluarën i kemi ruajtur vet pa kamera, edhe tash i ruajmë dhe do t’i ruajmë ngase kështu na ka mësuar Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi Alejhiselam.
Vendosja e kamerave nuk i mbronë xhamitë nga demolimi, por i mbron toleranca dhe fryma e bashkëjetesës. Edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, xhamitë kanë qenë cak i sulmeve të forcave serbe dhe kjo po përsëritet edhe tash në kohë të paqes. Problemi nuk është te mungesa e kamerave por te mungesa e tolerancës dhe frymës së bashkëjetesës. Duhet të jemi më të zëshëm në tendencat për rrënimin e tolerancës. Imagjinoje sikur një shqiptar të sulmonte kisha”, ka thënë Kelmendi për tesheshi. com.

Portali ynë ka tentuar të marrë një përgjigje për temën në fjalë nga drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Duhet kujtuar me këtë rast se kohë më parë, kamerat e instaluara në xhaminë e njohur të rrugës së Kavajës në Tiranë, kapen dikë duke vjedhur në oborrin e xhamisë, teksa brenda kryhej falja. /tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes