You Are Here: Home » Bota » Erdogan: OSBE-ja nuk është e paanshme, Trump do të bëjë atë që nuk bëri Obama -

Erdogan: OSBE-ja nuk është e paanshme, Trump do të bëjë atë që nuk bëri Obama

Erdogan: OSBE-ja nuk është e paanshme, Trump do të bëjë atë që nuk bëri Obama
Presidenti turk mbetet në qendër të vëmendjes pas referendumit të së dielës në Turqi. Ashtu si para këtij referendumi, ai vijon t’i paraqesë pikëpamjet e tij në intervista televizive, siç qe një e tillë mbrëmjen e shkuar.

Duke folur për një kanal televiziv informativ turk, Recep Tayyip Erdogan ka prekur çështjen e OSBE-së, që doli çuditshëm me një raport kritik menjëherë pas mbarimit të referendumit në Turqi.

Për Erdogan-in, është e vështirë të besohet në paanshmërinë e këtij organizmi europian ndërsa disa prej vëzhguesve të tij kanë dalë të jenë simpatizantë të organizatës terroriste PKK.

“OSBE-ja është e detyruar të dërgojë vëzhgues të cilët janë të pavarur dhe të paanshëm, por ne shohim fotografi të vëzhguesve të saj që mbajnë flamujt e PKK-së në manifestimet e grupit terrorist, që i bëjnë jehonë fushatës për ‘jo’-në. Si mendohet që të besojmë se OSBE-ja është e paanshme teksa i dërgon këta njerëz ta mbikëqyrin referendumin?”

Në lidhje me një tjetër çështje, me atë të Fethullah Gulen-it, shtetari më i lartë turk u shpreh besimplotë se Trump do të vepronte ndryshe nga paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Intervistuesit të kanalit të ri televiziv informativ në gjuhën angleze A News, Erdogan-i iu përgjigj kështu: “Unë besoj se Trump-i do të bëjë atë që nuk bëri presidenti Obama në këtë pikëpamje.”

Me shpresën se SHBA-ja do të marrë masat e nevojshme për ta penguar Gulen-in të veprojë nga brenda kufijve të saj, Erdogan-i do të thoshte: “Ky udhëheqës terrorist po banon në një vend që është aleati ynë strategjik, dhe kjo është shqetësuese jo vetëm për mua, por gjithashtu për popullin turk.”

Një turne i gjatë e pret presidentin turk në maj, me vizita në Indi, Rusi, Kinë, SHBA e në Bruksel, e që kulmin e kanë në takimin e parë kokë më kokë me Donald Trump-in. /tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes