You Are Here: Home » Kuzhinë » Recetë origjinale për trahana: Kur të provoni këtë çorbë, nuk do të dëshironi më asnjë tjetër! -

Recetë origjinale për trahana: Kur të provoni këtë çorbë, nuk do të dëshironi më asnjë tjetër!

Recetë origjinale për trahana: Kur të provoni këtë çorbë, nuk do të dëshironi më asnjë tjetër!
Mënyra e bërjes së çorbës trahana ka origjinën në kulturën e kuzhinës turke. Më së shpeshti ashtu quhet lloji i veçantë i çorbës me thërrmija të brumit të tharë.


Brumi më së shpeshti përmban domate të grimcuar ose vetëm lëng domateje, që i jep thartirë dhe ngjyrë të veçantë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit për trahana:

4 vezë,
1 lugë lëng domateje,
300 g miell të bardhë,
100 g trahana,
300 g domate,
1,5 l supë mishi,
1 lugë gjalpë,
1 lugë miell,
Spec të bluar,
Piper, sipas shijes

Përgatitja e trahanasë:

Nga vezët dhe mielli ngjishni brumin. Më së miri është kur qëndron dy-tri ditë në qese pëlhure.

Pastaj, brumin kalojeni nëpër rende në mënyrë që të përftoni thërrmija të mëdha.

Domaten kalojeni nëpër rende në mënyrë që të përftoni lëngun (mundet të shërbejë dhe salca e domates).

Në gjalpin e shkrirë fërgojeni miellin. Për fërgesën e miellit shtoni lëngun e domates dhe shtoni gjithë supën.

Lëreni të vlojë, pastaj shtoni trahananë dhe zieni edhe 30 minuta.

Servireni me piper dhe spec të qitur sipër. /Telegrafi/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes