You Are Here: Home » Zvicra » Një rajon në Zvicër emeton monedhën e vet me emrin “Farinet” -

Një rajon në Zvicër emeton monedhën e vet me emrin “Farinet”

Një rajon në Zvicër emeton monedhën e vet me emrin “Farinet”
Ideja dhe synimi i iniciatorëve për futjen në qarkullim të kësaj monedhe me emrin "Farinet" ka qenë forcimi i ekonomisë lokale.

Në rajonin e Valisit të Ulët (Unterwallis), të kantonit Valis duke filluar nga dita e sotme ka hyrë në qarkullim një valutë lokale. Me emrin “Farinet”, kjo valutë do të ketë vlerë në rreth 100 shitore dhe biznese tjera në regjionin në mes të Monthey dhe Salgesch.

Kursi i ndërrimit të kësaj monedhe të re me frangun është një me një, shkruan srf.ch.

Para zyrës së këmbimit të valutës në Sitten sot është bërë një radhë e gjatë, bëjnë të ditur mediat lokale, transmeton albinfo.ch.

Në një datë të mëvonshme, biznesin e këmbimit do ta marrë përsipër Byroja Turistike e Kantonit Valis.

Ideja dhe synimi i iniciatorëve për futjen në qarkullim të kësaj monedhe ka qenë forcimi i ekonomisë lokale. Ndërsa është interesante se prej nga vjen emri origjinal i kësaj valute, përcjell albinfo.ch. Farinet, gjegjësisht Joseph-Samuel Farinet ka pasur emrin një kontrabandist dhe falsifikues i njohur i parave!

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes