You Are Here: Home » Europa » Francë, norma më e ulët e papunësisë në pesë vitet e fundit -

Francë, norma më e ulët e papunësisë në pesë vitet e fundit

Francë, norma më e ulët e papunësisë në pesë vitet e fundit
Në Francë është regjistruar norma më e ulët e papunësisë në pesë vitet e fundit.
Shkalla e papunësisë në Francë në fund të vitit të kaluar arriti në dhjetë për qind, kurse në tremujorin e parë ra në 9.6. Në këtë mënyrë, shkalla e papunësisë është më e ulëta që nga viti 2012.

Presidenti i sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se do të zhvillojë një politikë liberale ekonomike dhe se planifikon të bëjë disa ndryshime të cilat me ndihmën e ligjit të punës do të ringjallë ekonominë e vendit.

Shkalla e papunësisë në Gjermani, partnerin më të rëndësishëm të Francës në Bashkimin Evropian (BE), është katër për qind. /Rtv islam

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes