You Are Here: Home » Europa » 2017-a, e ka futur Europën në "trend" të votimeve të parakohshme -

2017-a, e ka futur Europën në "trend" të votimeve të parakohshme

2017-a, e ka futur Europën në
Zgjedhjet e planifikuara dhe ato të parakohshmenë mbarë Evropën, mos-krijimi i qeverisë në disa vende pavarësisht zgjedhjeve të mbajtura si dhe rritja e tensionit politik në vendet e Ballkanit, japin sinjale se viti 2017, do të jetë një vit i vështirë për politikën evropiane.

Ndërsa Anglia me Austrinë, dy vende ku rezultati që do të dalë nga kutia e votimit intereson nga afër të ardhmen e Bashkimit Evropian (BE), kanë marrë vendim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, kurse në Holandë qeveria nuk është krijuar ende, pavarësisht se kanë kaluar 2 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron e presin zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Kurse kancelarja në detyrë Angela Merkel në Gjermani, vend që në zgjedhje do të shkojë në shtator, ndjehet relativisht më e relaksuar.

Ndërsa tensionet politike në vendet e Ballkanit kanë tendencën për t’u shndërruar edhe në dhunë.

Për të dalë nga kriza Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria diskutojnë çdo alternativë, përfshi edhe atë të zgjedhjeve. /Rtv islam

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes