You Are Here: Home » Islam » Basketbollistja turke ëndërron të rritet numri i sportisteve me mbulesë -

Basketbollistja turke ëndërron të rritet numri i sportisteve me mbulesë

Basketbollistja turke ëndërron të rritet numri i sportisteve me mbulesë
Basketbollistja e parë e liçencuar turke me mbulesë, Merve Sapçi, thotë se ëndrra e saj më e madhe është që në disiplina të ndryshme sportive të shohë sportiste me mbulesë sikurse ajo vetë.

Merve Sapçi, e cila thotë se kur kishte vendosur mbulesën nuk i ka vajtur gjë tjetër në mendje pos se do të jetë trajnere, rrëfen pasionin për basketbollin dhe përvojat e saj.
"Ëndrra ime më e madhe është që në disiplina të ndryshme sportive të shoh sportiste me mbulesë sikurse unë. Jam përballur me shumë obstruksione pasi vendosa mbulesën. Nuk më shkonte gjë tjetër në mendje pos se do të jem trajnere", shprehet Merve Sapçi, e cila thotë se basketbolli për të është pasion.

Ajo tregon se ka parë reklamën në të cilën luan basketbollistja nga Bosnjë dhe Hercegovina Indira Kaljo, e cila, siç tregon Merve Sapçi, kishte nisur peticion të gjerë në mënyrë që sportistet me mbulesë të marrin pjesë në aktivitete sportive.
"Edhe unë u bëra pjesë e këtij peticioni këtu në Turqi. Numri i nënshkrimeve në iniciativën nën moton "Të lejohen sportistet me mbulesë" kaloi mbi njëqind mijë", tha Merve Sapçi.

"Roli i Turqisë ishte shumë i madh"
Merve Sapçi shprehet se gjatë peticionit e kanë mbështetur shumë sportistë. Ajo tregon se kishin nisur iniciativë në Federatën e Basketbollit të Turqisë (TBF), kurse si rezultat i peticionit në FIBA, fillimisht para dy viteve kishin arritur "leje të përkohshme", kurse më pas, siç thotë ajo, lajmi i mirë që kishin pritur sportistet u kishte ardhur nga TBF. Merve Sapçi tha se gjatë këtij procesi në ndihmë u ka dalë ministri turk i Rinisë dhe Sportit Akif Çagatay Kiliç.
"Vendimi pozitiv i Turqisë në këtë luftë u bë shkak që në të gjitha shtetet të hidhen hapa pozitivë. Roli i Turqisë ishte shumë i madh në ndryshimin e këtij vendimi.

Merve Sapçi, e cila më 5 shtator të vitit 2016 hyri në histori si basketbollistja e parë e liçencuar me mbulesë pas vendimit të TBF-së, në stinorin e ri ka veshur fanellën në Ligën Rajonale të Femrave në Turqi për klubin Küçükçekmece.
Provimin e parë në parket ajo e ka pasur kundër klubit Fenerbahçe GeliSim, ku kishte përjetuar emocione dhe hezitime para ndeshjes.
"Frikohesha të mos shfaqet ndonjë pengesë tjetër. Kur ra fishkëllima e parë, mora frymë thellë. Kisha vetëm një qëllim, si kur isha pa mbulesë, ashtu edhe pasi u mbulova, e ai ishte të shënoja kosha", thotë Merve Sapçi.
Mirënjohëse ndaj presidentit Erdogan

Merve Sapçi thekson se është mirënjohëse ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili, siç thotë ajo, ka hequr shumë ndalesa në Turqi.
"Në saje të presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan, po i realizojmë ëndrrat tona", tha Merve Sapçi, duke shtuar se ai u ka ofruar mundësi që në të njëjtën kohë ta praktikojnë besimin dhe t'i realizojnë ëndrrat.

"Besimi i individit nuk duhet të jetë pengesë që ai të merret me sport. Duhet respektuar besimi i secilit. Madje edhe në organizimet më të larta sportive shkruan "Respekt". Respekti është më i rëndësishëm se çdo gjë, thotë Merve Sapçi, basketbollistja e parë e liçencuar turke me mbulesë, Merve Sapçi.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes