You Are Here: Home » Islam » Zgjedhjet në ditën e Bajramit, reagon Myftiu i Shkodrës -

Zgjedhjet në ditën e Bajramit, reagon Myftiu i Shkodrës

Zgjedhjet në ditën e Bajramit, reagon Myftiu i Shkodrës
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 25 qershor ka hapur një debat në opinionin publik.

Duke folur mbi këtë çështje Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari deklaroi se ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.

“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite.

Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari. /E.SH/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes