You Are Here: Home » Shqipëria » Çadra shkrin aleatët e Bashës, futen në siglën e PD-së -

Çadra shkrin aleatët e Bashës, futen në siglën e PD-së

Çadra shkrin aleatët e Bashës, futen në siglën e PD-së
Partitë aleate të PD-së që i qëndruan besnikë protestës së tij 3-mujore nuk do të figurojnë në zgjedhjet e 25 qershorit. Ato do të garojnë në zgjedhje nën siglën e Partisë Demokratike në pamundësi për të krijuar një koalicion.
Krerët e këtyre partive do të jenë listën e kandidatëve të PD-së ndërsa partitë e tyre do të jenë jashtë parlamentit ligjërisht duke vënë seriozisht në rrezik ekzistencën e tyre politike. Vendimi u mor sot në një takim me kreut të PD-së Lulzim Basha me aleatët e tij.
Vetëm Agron Duka, i Partisë Agrare Ambjentaliste, po konsideron mundësinë për të dalë i vetëm në zgjedhje duke shpresuar se mund të marrë më shumë vota se një deputet që i garanton lista e PD-së. Ai tha se partia e tij do të tentojë të masë forcat në të paktën disa qarqe. “Një deputet unë e kam të sigurt në Durrës. Basha na dha të drejtën të zgjedhim se si do të garojmë.Të provojmë veten nëse marrim deputetë. Po shoh mundësinë nëse mund të masim forcat vetë. Mendoj se zoti Basha ishte i detyruar të pranonte marrëveshjen. Unë do të preferoja të garoja me siglën time. Është më mirë që secili të masë forcën e tij,” tha Duka.

Llogaria e votave po i detyron këto partive të vogla që të ‘shkrirje’ partinë duke siguruar vetëm karrierën politikëve të individëve që janë në krye të tyre.
Kodi zgjedhor aktual i penalizon partitë e vogla kur futen të vetme në zgjedhje pa një koalicion me një parti të madhe. Votat e tyre nuk kanë vlerë nëse nuk kalonë pragun e proporcionalit, ndërsa në koalicion votat mblidhen me votat e partisë së madhe dhe mundësia për të nxjerrë një deputet është më e madhe.
Kësisoj PD-ja po mundohet të maksimalizojë votat e saj duke i mbajtur aleatët nën siglën e saj. Por kjo do të sillte një konfuzion të madh, pasi aleatët do të bënin fushatë për PD-në dhe do humbin identitetin e tyre politik.
Edhe pse kryetarët e tyre do të jenë në listat e sigurta të PD-së për t’u bërë deputetë ligjërisht ata do të ishin thjeshtë deputetë, por partia e tyre nuk do të ishte një parti parlamentare. /tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes