You Are Here: Home » Shqipëria » Europol rrëzon Llallën: 6 deputetë e tre kryebashkiakë janë të pastër -

Europol rrëzon Llallën: 6 deputetë e tre kryebashkiakë janë të pastër

Europol rrëzon Llallën: 6 deputetë e tre kryebashkiakë janë të pastër
Adriatik Llalla ka marrë një goditje të rëndë nga policia europiane.

Europol ka sjellë përgjigjen për 5 deputetë të mazhorancës për të cilët Prokurori i Përgjithshëm mbushi gjithë opinionin se janë me rekorde kriminale.

Pesë deputetët e Kuvendit që dhanë gjurmët e gishtave në polici për llogari të ligjit për dekriminalizimin, kanë dalë të pastër në skedarët e Europolit.

Prokuroria përgjithshme ka marrë përgjigjen prej disa shteteve në kuadër të Europolit, të cilat kanë njoftuar se 5 deputetët, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi nuk kanë pasur procedime në vende të BE-së.

Në mesin e vendeve që kanë kthyer përgjigje mësohet se është edhe shteti fqinj, Italia ku disa prej deputetëve kanë deklaruar se kanë qëndruar për disa vite në emigrim. Por veç përgjigjeve negative për këta deputetë, mësohet se disa shtete si Gjermani dhe Zvicra nuk kanë kthyer përgjigje, duke kërkuar që informacioni të kërkohet me anë të letër-porosisë.

Por ky veprim procedural, sipas Prokurorisë, nuk mund të kryhet pasi ndaj këtyre deputetëve nuk ka të regjistruar procedim penale, që të kërkohet me letërporosi informacion siç e parashikon ligji në rastet e tilla.

Prokuroria ka marrë përgjigje negative nga disa shtete të Europolit edhe për tre kryebashkiakët, atë të Poliçanit Adriatik Zotkaj, të Tepelenës Tërmet Peçi dhe të Pogradecit, Eduard Kapri.

Sipas Prokurorisë, përgjigjet janë të disa shteteve të BE-së ndërkohë ka edhe vende të tjera brenda BE-së, të cilat ende nuk kanë kthyer përgjigje për 5 deputetët dhe 3 kryebashkiakët që dhanë gjurmët e gishtave për llogari të verifikimit bazuar në ligjin për dekriminalizim.

Ishte kërkesa e prokurorisë, që detyroi 5 deputetet Rakipi, Mamo, Gaçi, Rehovica e Fufi të shkojnë pranë laboratorit të policisë shkencore duke i dhënë gjurmët e gishtave. Gjurmë të cilat më pas ju dërguan Europolit për t’i verifikuar me personat me precedentë penalë në zonën e BE-së dhe gjetkë.

Ky veprim procedural, u krye pasi u ngritën dyshime se 5 deputetët dhe tre kryetarët e bashkive janë përfshirë në krime të rënda penale, por me gjeneralitetet të ndryshme. /tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes