You Are Here: Home » Lajme » Delawie i Prishtinës bën Lu-në e Tiranës me “kriminelët”: në lista zgjedhore jo të korruptuar -

Delawie i Prishtinës bën Lu-në e Tiranës me “kriminelët”: në lista zgjedhore jo të korruptuar

Delawie i Prishtinës bën Lu-në e Tiranës me “kriminelët”: në lista zgjedhore jo të korruptuar
Atë që ambasadori Lu e ka kërkuar në kuadër të zgjedhjeve shqiptare, që në lista mos ketë njerëz të inkriminuar, kolegu i tij Prishtinë, Greg Delawie, e kërkon për të korruptuarit e mundshëm të cilët një ditë mund ta shohin veten me status dhe imunitet deputeti. Ndaj, ky i fundit ka bërë apel te subjektet politike, të cilat do t’i paraqesin listat e kandidatëve për deputetë, që të mos lejohen që pjesë e tyre të jenë njerëzit me aktakuza për korrupsion.

Ai, gjatë një vizite që i ka bërë Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se nuk dëshiron të shohë në lista njerëz ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupsion.

Delaëie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo drejton është e përkushtuar që të organizojë një proces të rregullt. Ajo ka falenderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen dhe bashkëpunimin. /tesheshi.com/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes