You Are Here: Home » Ballkani » Gruevski: Buxhetin e shtetit e kemi lënë me shumë para -

Gruevski: Buxhetin e shtetit e kemi lënë me shumë para

Gruevski: Buxhetin e shtetit e kemi lënë me shumë para
Në Buxhetin e RM-së kemi lënë shumë të madhe të mjeteve për shumicën e re parlamentare për dallim nga viti 2006 kur kishte vetëm tre milionë euro kur hyrëm në Qeveri, por edhe dhjetëra ekzekutime të përgatitura të ankesave të marra nga kompani të cilat me muaj kanë pritur të aktivizohen pasi të fillojë me punë qeveria e re, këtë e theksoi sot kreu i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski.

‘Në fillim të javës në Buxhetin e RM-së kishte në dispozicion 180 milionë euro, ndërsa pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin për pagesë të subvencioneve për bujqit rreth 50 milionë euro do të shkojnë për pagesë të subvencioneve bujqësore’, deklaroi Gruevski, njofton AIM.

Ai më tej shtoi se, defiçiti buxhetor sivjet deri tani është vetëm 1%, siç tha, është një nga defiçitet më të ulëta buxhetore në historinë e Maqedonisë. /Telegrafi/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes