You Are Here: Home » Trojet Shqiptare » Namazi i Bajramit falet për herë të parë tek xhamia e Ibrit në veri -

Namazi i Bajramit falet për herë të parë tek xhamia e Ibrit në veri

Namazi i Bajramit falet për herë të parë tek xhamia e Ibrit në veri
Qindra qytetarë kanë falur namazin e Fitër Bajramit për herë të parë 18 vjet pas luftës, në vendin ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.

Ata u shprehën tejet të lumtur që pas 18 vitesh sërish po dëgjohet ezani në këtë vend.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu, ka uruar që shqiptarët e veriut, por edhe të tjerët, në të ardhmen të falen në këtë vend ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri, dhe jo nëpër xhamitë e ndryshme në jug të qytetit.

ImageFOTO GALERI
Ceremonia e faljes së namazit është zhvilluar nën masa të shtuara të sigurisë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes