You Are Here: Home » Zvicra » Zvicër, vazhdojnë bisedimet për çështjen e Qipros -

Zvicër, vazhdojnë bisedimet për çështjen e Qipros

Zvicër, vazhdojnë bisedimet për çështjen e Qipros
Nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara sot në Zvicër, kanë vazhduar negociatat për zgjidhjen e krizës qipriote.
Negociatat janë duke u mbajtur në qytetin zviceran të Crans-Montana, ndërsa bëhet fjalë për vazhdimin e procesit i cili filloi më 12 janar të këtij viti në Gjenevë.

Moderator i negociatave është këshilltari i të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Qipron Espen Barth Eide, ndërsa në tryezën e bisedimeve janë ulur delegacionet e Republikës Turke të Qipros Veriore dhe Qipros Jugore.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dje i bëri thirrje palëve të përfshira në negociata që të shfrytëzojnë mundësinë e dhënë dhe të bien dakord për bashkimin e Qipros. /Rtv islam

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes