You Are Here: Home » Shëndetësi » Çfarë është autizmi dhe cilat janë shenjat e hershme të kësaj sëmundje -

Çfarë është autizmi dhe cilat janë shenjat e hershme të kësaj sëmundje

Çfarë është autizmi dhe cilat janë shenjat e hershme të kësaj sëmundje
Autizmi është çrregullim i trurit i cili e kufizon aftësitë e njeriun për të komunikuar dhe bashkëpunuar me njerëz tjerë dhe fillimisht shfaqet te fëmijët e vegjël.

Disa persona të prekur nga ky çrregullim mund ta drejtojnë botën e tyre, disa kanë aftësi mahnitëse, e disa tjerë kanë problem edhe të flasin. Autizmi besohet se i prek një në 68 fëmijë.

Shenjat e autizmit
Para se fëmija t’i mbushë tre vjet, vëzhguesit e kujdesshëm mund t’i vërejnë shenjat e autizmit. Disa fëmijë zhvillohen normalisht derisa të jenë 18-24 muajsh dhe pastaj i humbin aftësitë.

Shenjat e autizmit përfshijnë:

– Mocione të përsëritura
– Shmangia e kontaktit me sy apo kontaktit fizik

– Vonim në mësimin për të folur
– Përsëritje e fjalëve apo frazave
– Zemërohen nga ndryshimet e vogla
Është e rëndësishme të keni parasysh se këto shenja mund të shfaqen edhe te fëmijët që nuk janë të prekur me autizëm!

Si ndikon autizmi në tru?
Autizmi i prek pjesët e trurit të cilat i kontrollojnë emocionet, komunikimin dhe lëvizjet e trupit. Në vitet e fëmijërisë, disa fëmijë me autizëm kanë koka dhe turinj të mëdhenj. Gjenet anormale, të cilat trashëgohen gna familja, janë ndërlidhur me funksion të dobët në disa pjesë të trupit. Telegrafi/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes