You Are Here: Home » Kuzhinë » Supë e ftohtë pikante me garniturë -

Supë e ftohtë pikante me garniturë

Supë e ftohtë pikante me garniturë
Përbërësit:
* 1 spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i copëtuar trashë
* 2 thelpinj hudhre, të qëruar dhe të shtypur
* 3 feta bukë të bardhë, pa kore dhe të prera trashë
* 1,5 kg domate, të qëruara dhe të prera trashë
* 2-3 lugë gjelle uthull vere të kuqe
* 5 lugë gjelle vaj ulliri të papërzier
* sheqer sipas shijes

Për garniturë:
* 1 qepë e kuqe e vogël, e qëruar dhe e grirë hollë
* 1/4 kastravec, i qëruar dhe i grirë hollë
* ½ spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i grirë hollë
* vaj ulliri për spërkatje

Përgatitja:
Hdhni në tenxhere me presion të gjithë përbërësit e supës dhe lërini derisa të zbuten dhe bëhen si krem.

Shtoni pak ujë, nëse përgatitja është shumë e trashë, pastaj rregullojeni me kripë dhe piper të zi të sapobluar.

Lëreni të ftohet për të paktën 30 minuta.

Vendosini garniturën, spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejeni.
/Telegrafi/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes