You Are Here: Home » Europa » Dita e Bastijës në Francë: Për herë të parë trupat amerikane në krye të paradës -

Dita e Bastijës në Francë: Për herë të parë trupat amerikane në krye të paradës

Dita e Bastijës në Francë: Për herë të parë trupat amerikane në krye të paradës
Trupat amerikane për herë të parë do t’i prijnë paradës ushtarake në Ditën e Bastilës në Francë, në komemoracionin e 100-vjetorit të hyrjes së SHBA-ve në Luftën e Parë Botërore, thanë sot zyrtarë të Komandës së SHBA-ve në Europë.

Rreth 190 trupa nga Fort Riley, Divizioni i parë i këmbësorisë, i cili ishte formuar për të shërbyer në Luftën e Parë Botërore, ushtria amerikane në Evropë, forcat detare amerikane në Europë, forcat e marinës amerikane në Evropë dhe forcat ajrore amerikane në Evropë do t’i prijnë paradës të premten në Paris.

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i bashkëngjitet homologut të tij francez Emmanuel Macron për të ndjekur spektaklin e mijëra pjesëmarrësve ushtarakë që do të shënojnë ditën e rënies së burgut të Bastilës më 14 korrik 1789, në fillimin e Revolucionit francez.

Ata tradicionalisht marshojnë në Champs-Elysees dhe përgjatë rrugëve në afërsi të Portës së Triumfit.

Qeveria franceze tradicionalisht fton vendin e nderit për t’i prirë paradës, i cili është i lidhur me një ngjarje historike dhe paraqet gjest simbolik të miqësisë.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes