You Are Here: Home » Islam » Prej emrave të Allahut është emri El-Muhsin -

Prej emrave të Allahut është emri El-Muhsin

Prej emrave të Allahut është emri El-Muhsin
Pejgamberi -alejhi salatu ue selam- ka thënë:
"Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë."(e ka saktësuar shejh Albani).
Muhsin është Ai që e posedon plotësinë e bukurisë në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

"Ai është Allahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur."(Taha, 8).
Nuk ka gjë më të plotë dhe më të bukur se Allahu.
Çdo plotësi dhe bukuri në krijesat e Tij është gjurmë e krijimit të Tij.
Plotësia e Tij nuk mund të përkufizohet dhe bukuria e Tij nuk mund të përshkruhet.
Asnjë krijesë nuk mund ta madhërojë Atë ashtu siç Ai e meriton, por Ai është i madhëruar ashtu siç e ka përshkruar Veten.
/Mëso fenë tënde

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes